Ndërlidhjet

Somali: Arrestohen 30 vetë pse kanë ndjekur futbollin


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese


Dëshmitarët thanë se një grup i milicisë islamike në Somali ka arrestuar 30 njerëz, përfshirë një djalosh 15-vjeçar, të cilët po shikonin një ndeshje futbolli në televizor.

Sipas dëshmitarëve, milicia u vërsul të dielën në mbrëmje në dy shtëpi në qytetin Afgoje, afër kryeqytetit Mogadishu, në kohën kur dashamirët e futbollit po ndiqnin ndeshjen Gjermania-Australia.

Pjesëtarët e milicisë i përkisnin grupit Hizbul Islam.

Ky grup, ashtu si aleati i tij i ndërlidhur me Al Kaidën, grupi Al-Shabab, që ka zbatuar versionin e rreptë të Islamit në zonat që i kontrollojnë në Somalinë jugore dhe qendrore.

Në muajin prill, grupi Hizbul Islam i ndaloi radiostacionet në Mogadishu që të transmetojnë muzikë, duke i cilësuar si jo islamike, hap që përkujton sundimin taliban në Afganistan.
XS
SM
MD
LG