Ndërlidhjet

Tiranë: Nga shpërthimi i bombës në televizor, dy të vrarë


Dy vetë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i një aparati telviziv, në një shtëpi familjare në Tiranë, kanë raportuar sot mediat lokale.

Sipas policisë, materiali eksplodues ishte vendosur në aparatin televiziv dhe ka shpërthyer pasi televizioni është aktivizuar, me ç’rast janë vrarë njerëzit dhe është shkatërruar shtëpia.

Policia tha se motiv i incidentit, që ka ndodhur të dielën në mëngjes, ishte “hakmarrja” dhe se është arrestuar një person.
XS
SM
MD
LG