Ndërlidhjet

Kirgizi: Nga dhuna, 117 të vrarë


Ministria e shëndetësisë e Kirgizisë thotë se së paku 117 vetë janë vrarë dhe afro 1500 janë plagosur, pas gati katër ditësh të përleshjeve ndërmjet grupeve etnike kirgize dhe uzbeke, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Raportohet se dhjetëra mijëra anëtarë të minoritetit uzbek kanë ikur në Uzbekistan, për t’iu shmangur sulmeve nga bandat kirgize, që ishin të akuzuara për vrasje dhe vënien e zjarrit në pasuritë e pjesëtarëve të minoritetit uzbek.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka tërhqur vërejtjen se situata humanitare në pjesën jugore të Kirgizisë po bëhet “kritike”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka shprehur alarm lidhur me shkallën e përleshjeve.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, kanë kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët dhe për ripërtritjen e dialogut.
XS
SM
MD
LG