Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Garda nuk ka plan për përcjelljen e anijeve në Gaza


Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hosein Salami, sot deklaroi se kjo gardë nuk ka plane për përcjelljen e anijeve me ndihma për në Gazë.

Sipas tij, raportet se forcat e marinës së Gardës ishin të gatshme për t’i shoqëruar anijet, nuk ishin korrekte dhe se planet e këtilla nuk kanë qenë në agjendë.

Më herët gjatë ditës ka pasur informacione se Irani planifikon dërgimin e dy anijeve me ndihma për në Rripin e Gazës, nëpërmjet të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane.

Mendohet se kjo lëvizje, do ta zemëroj edhe më tepër Izraelin, i cili u ishte nënshtruar kritikave intensive ndërkombëtare, për shkak të ndërhyrjes izraelite në anijet turke, që përpiqeshin ta thejnë bllokadën e Gazës.

Nga ndërhyrja izraelite më 31 maj të këtij viti, u vranë 9 aktivistë pro-palestinezë nga Turqia.
XS
SM
MD
LG