Ndërlidhjet

Turqi: Ligjëvënësit shkojnë në SHBA për uljen e shqetësimeve


Ligjëvënësit nga partia me origjinë islamike e Turqisë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, për bisedime, që synojnë uljen e shqetësimeve se Ankaraja po largohen nga perëndimi.

Kjo turne njëjavore po bëhet në periudhën kur Turqia brenda dhe jashtë, po akuzohet se po devijon nga kursi perëndimor.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, me origjinë islamiste, që është në qeveri, në mënyrë kategorike i refuzon akuzat e këtilla.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë se refuzimi i Bashkimit Evropian për t’i ofruar Turqisë proces të shpejtë të pranimit, pjesërisht ka shkaktuar ndryshim në politikën e jashtme të Ankarasë dhe përkeqësim të raporteve të këtij vendi me Izraelin.

Turqia është anëtare ve NATO-s.
XS
SM
MD
LG