Ndërlidhjet

logo-print

Afrika e Jugut: FIFA po heton çështjen e ulëseve boshe


FIFA njoftoi sot se po zhvillon hetime se për çfarë arsye ka pasur vende të zbrazëta në disa ndeshje të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikëln e Jugut.
Zëdhënësi i FIFA-s, Nikolas Maingot, ka konfirmuar se në takimin Algjeria – Sllovenia, në Polokwane, dhe “deri në një masë” në takimin Gana – Serbia, të dielën, ka pasur vende të zbrazëta.

I pyetur se përse biletat nuk ishin dhënë për t’i mbushur stadiumet, zëdhënësi Maingto tha se biletat ishin shitur, por blerësit e tyre nuk ishin paraqitur në stadiume për t’i shikuar ndeshjet.
XS
SM
MD
LG