Ndërlidhjet

Kampionati Botëror: Japonia – Kameruni 1:0


Kombëtarja e Japonisë e mundi atë të Kamerunit me rezultat 1:0, në takimin e dytë të grupit E të Kampionatit Botëror të futbollit, që po mbahet në Afrikën e Jugut.

Në takimin e parë të këtij grupi, Holanda mundi Danimarkën me rezultat 2:0 dhe e kryeson tabelën në këtë grup me 3 pikë. E dyta është Japonia me po aq pikë, nëdrsa në dy vendet e fundit janë Kameruni dhe Danimarka.

Në orën 20:30 minuta zhvillohet edhe takimi i parë i grupit F, ndërmjet Italisë dhe Paraguajit.

Italia e mbronë titullin e kampionit të fituar para katër vitesh në Gjermani.
XS
SM
MD
LG