Ndërlidhjet

Austri: Gjykata Kushtetuese vendosi kundër familjes kosovare


Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka vendosur sot që ta refuzoj ankesën e familjes Zogaj nga Kosova për mosdhënie të azilit në këtë vend.

Përpjekja e kësaj familjeje për të mbetur, ishin bërë rast i njohur në Austri, pasi edhe presidenti i këtij vendi e kishte mbështetur rastin e tyre.

Gjykata Kushtetuese vendosi kundër familjes Zogaj, e cila në vitin 2002 ilegalisht kishte hyrë në Austri, por prej asaj kohe ishte integruar mirë në këtë shtet, raporton AFP nga Vjena.

“Ata që nuk largohen vetë, do të dëbohen nga policia”, tha ministrja Maria Fekter, pas vendimit të gjykatës, megjithqë afati për largimin e familjes Zogaj nuk është përcaktuar.

Rasti i kësaj familjeje ishte bërë i njohur, pasi njëra nga vajzat e familjes, Arigona, në vitin 2007 ishte zhdukur për dy javë, pas dëbimit të babait dhe të anëtarëve të tjerë të familjes, me ç’rast ajo kishte paralajmëruar vetëvrasje.

Arigona, tash 18 vjeçare, ishte lejuar që ta përfundoj shkollën e saj në Austri, ndërsa familja e vazhdoi luftën e saj juridike për të mbetur në Austri me qëndrim të përhershëm.
XS
SM
MD
LG