Ndërlidhjet

Kirgizi: Nga dhuna 124 të vrarë, OKB-ja dërgon ndihma


Qeveria e Kirgizisë thotë se së paku 124 njerëz janë vrarë dhe gati 1700 të tjerë janë plagosur, pas përleshjeve katërditëshe ndërmjet grupeve kirgize dhe etnike uzbeke, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Raportohet se dhjetëra mijëra anëtarë të minoritetit uzbek kanë ikur në Uzbekistan, për t’iu shmangur sulmeve nga bandat kirgize.

Njëherësh, Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, tha se po dërgonte ndihma dhe një ekip emergjent në Uzbekistan.

Komisionari i lartë për refugjatë i OKB-së, në një kumtesë, ku citohen të dhënat e qeverisë së Uzbekistanit, thotë se numri i refugjatëve është më i madh se 75 mijë.

Megjithatë, zëvendës kryeministri i Uzbekistanit, Abdullah Aripov, tha sot se deri tash në këtë vend janë regjistruar 45 mijë refugjatë.

Ai njoftoi se do të mbyllet kufirin me Kirgizinë.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka tërhqur vërejtjen se situata humanitare në pjesën jugore të Kirgizisë po bëhet “kritike”.
XS
SM
MD
LG