Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit dënon dhunën në Kirgizi



Këshilli i Sigurimit i KB e dënoi dhunën në Kirgizi dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe kthim të sundimit të ligjit.

Dhuna ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë në jug të vendit la 124 të vrarë dhe rreth 1.800 të plagosur.

Dhjetra mijë uzbekë kanë ikur nga dhuna më e ashpër që Kirgizia ka parë në 20 vitet e fundit.

Nënsekretari i OKB-së, për Çështje Politike, Lin Pasko bëri thirrje për krijimin urgjent të një koridori humanitar që të dërgohen ndihmat.

Ndërkohë, Organizata për Siguri Kolektive, e prirë nga Rusia, ka propozuar dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve për t’i ndihmuar qeverisë kirgize që të ndalë trazirat.

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev e ka quajtur situatën të “patolerueshme”.

Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me homologët e tyre rusë.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se BE-ja me “shqetësim të madh” i ndjek ngjarjet në Kirgizi.
XS
SM
MD
LG