Ndërlidhjet

Obama sot do të flasë për katastrofën në Gji



Presidenti amerikan Barak Obama planifikon sot t’i drejtohet kombit me një fjalim nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mbi përpjekjet e administratës për ta ndalur derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Obama do të flasë disa orë pasi të kthehet në Uashington nga turneu i katër në rajonin e Gjirit, i cili ka pësuar më së shumti nga njolla e naftës.

Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë së naftës pritet të dëshmojnë para komitetit të energjisë dhe mjedisit në Kongres.
XS
SM
MD
LG