Ndërlidhjet

Iran: Kleriku kërkon "armë speciale"



Mentori radikal shpirtëror i presidentit të Iranit ka bërë thirrje publike për prodhimin e “armëve speciale”, të cilat tash janë monopol i vetëm disa shteteve, duke iu referuar kështu armëve bërthamore.

Associated Press siguroi një kopje të librit të shkruar nga Ajatollah Mohamad Taki Mesbah Jazdi, në të cilin ai shkruan se Irani nuk duhet ta privojë veten nga e drejta për t’i prodhuar këto “armë speciale”.

Irani vazhdimisht mohon se synon prodhimin e armëve bërthamore.

Libri i Jazdi u shkrua në vitin 2005 dhe u rishtyp vitin e kaluar, por ka qarkulluar në një rreth të ngushtë ndërmjet klerikëve, dhe nuk ka qenë për publikun.
XS
SM
MD
LG