Ndërlidhjet

Bekenbauer: Anglia e Kapelos ka shkuar prapa




I madhi Franc Bekenbauer thotë se Anglia nën drejtimin e Fabio Kapellos "ka shkuar prapa", dhe se fillimi zhgënjyes i anglezëve në Botërorin ndodhi pjesërisht për shkak të mungesës së talentëve vendorë në Premier Ligën.

Në një editorial në gazetën "The Times" të Afrikës së Jugut, Bekenbauer shkruan se ai nuk mendon se Kapello "mund të bëjë ndonjë ndryshim".

Anglia filloi mirë ndeshjen me Shtetet e Bashkuara duke shënuar golin në minutën e katërt. Por anglezët lejuan barazimin kur portieri Robert Grin nuk arriti ta ndalë gjuajtjen e Klint Dempsi, dhe topi kaloi vijën e golit.

Bekenbauer ishte kapiten i Gjermanisë kur vendi e fitoi Kupën e Botës në vitin 1974, dhe ishte trainer i kombëtare kur gjermanët sërish e fituan titullin e Botërorit në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG