Ndërlidhjet

logo-print

Koreanoveriorët festuan fitoren e Koresë Jugore


Korea e Jugut gjatë ndeshjes me Greqinë.

Korea e Jugut gjatë ndeshjes me Greqinë.

Dashamirët e futbollit në Phenian, kryeqytetin e Koresë Veriore, kanë festuar për fitoren e Koresë Jugore kundër Greqisë 2:0, raportoi një gazetë japoneze, e afërt me Korenë Veriore.

Ethet e Botërorit janë të larta në siujdhesën e ndarë, ndërkohë që kombëtaret e Jugut dhe Veriut janë kualifikuar për të parën herë bashkë në një kampionat botëror.

"Qytetarët u gëzuan për ekipin koreanojugor pa përjashtim ", shkroi gazeta japoneze Koson Sinbo, e cila konsiderohet zëdhënëse për qeverinë verikoreane.

Televizioni shtetëror i Korersë Veriore e transmatoi drejtpërdrejt ndeshjen e Koresë Jugore kundër Greqisë.

Gazeta citoi qytetarë të paidentifikuar në Phenian të kenë thënë se verikoreanët nuk e duan qeverinë konservatore në Seul, por e duan popullin e saj.

Kjo është në një vijë me qëndrimin zyrtar të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG