Ndërlidhjet

logo-print

Vuvuzelat edhe në telefonat celularë


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Në kohën kur po vazhdojnë ankesat për vuvuzelat e zhurmshme në stadiumet e Afrikës së Jugut, dashamirët e këtyre trumpetave tash do të mund t'i bien borisë edhe nga telefonat celularë.

Dizejnatorët holandezë kanë lëshuar në treg një Vuvuzela 2010 app në regjistrin muzikor të Apple iTunes.

Uebsajti thotë se deri tash janë bërë 750 mijë shkarkime të aplikimeve, i cili u mundëson përdoruesve që t'i fryjnë duke e prekur imazhin në ekran.

Një përdorues e quajti idenë "budallallëk të mrekullueshëm".

Disa lojtarë dhe shikues televizivë janë ankuar për zhurmën që krijojnë vuvuzelat në stadiume, por FIFA ka këmbëngulur se tifozët nuk do të privohen nga fryrja e trumpetave, të cilat tashmë janë bërë simbol i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.
XS
SM
MD
LG