Ndërlidhjet

Arrestohet mafiozi nga Kamora


Policia italiane ka arrestuar një mafioz të rrjetit kriminalistik nga Kamora.

Nikolla Scavione është arrestuar mëngjesin e sotëm, në vilën e tij pranë Napolit, ku ishte edhe baza e grupit të tij.

Besohet se Sciavone ka udhëhequr klanin Casalessi, një grup me vrasës, shantazhistë dhe kontrabandues.

Ai është djali i mafiozit tashmë të burgosur, Françesko Sciavone, i cili me vite të tëra ishte drejtues i atij klani.

XS
SM
MD
LG