Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Nuk ka problem kufitar me Kosovën


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se midis Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka problem kufitar.

“Nuk ka asnjë problem në kufirin me Kosovën”, ka thënë Gjukanoviq për mediat malazeze.

Ai tha se ky është vlerësim edhe i autoriteteve kosovare. Ajo se çfarë shkruajnë mediat, kryeminsitri malazez tha se nuk është problem kufitar, por “problem i shfrytëzimit të kullosave” në zonën kufitare.

Ky problem, sipas Gjukanoviqit, ekziston “nga njëra dhe nga tjetra palë, por nuk është problem kufitar”.

Mediat e Podgoricës kishin njoftuar se disa banorë të komunës së Pejës dhe Deçanit kanë probleme në shfrytëzimin e pronave të tyre pranë kufirit, sepse, siç kanë thënë ata, qytetarët malazezë kanë lëvizur simbolet më në brendi të territorit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG