Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Konfirmohet dënimi për vrasjet e shqiptarëve


Një gjykatë e apelit ka konfirmuar dënimin me burg për tre ish-paramilitarët serbë, të dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë të Kosovës, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, në vitin 1999.

Gjykata në Beograd ka hedhur poshtë ankesat e ish-pjesëtarëve të njësisë famëkeqe paramilitare “Shkorpionët”. Ajo konfirmoi dënimet e një viti më parë të gjykatës serbe për krime lufte – nga 15 deri në 20 vjet burg.

Masakra e Podujevës thuhet se ishte një nga mizoritë më brutale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.
XS
SM
MD
LG