Ndërlidhjet

KFOR-i: Ushtrim nëpër tërë Kosovën


Nga data 16 deri më 18 qershor do të ndërmerret një ushtrim i forcave manovruese të KFOR-it në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë kufijtë dhe vijat kufitare.

Të gjitha grupet shumëkombëshe nën komandën e KFOR-it do të jenë pjesë e skenarit të trajnimit operativ, thuhet në deklaratën e Komandës Krysore të KFOR-it.

Ky ushtrim është pjesë e një cikli të trajnimeve, që ka për qëllim të ngrejë interoperabilitetin e KFOR-it dhe aftësitë e tij për të reaguar ndaj çfarëdo situate.
Ushtrimet nuk organizohen si përgjigje apo përgatitje për ndonjë situatë që po ndodh apo që pritet të ndodhë në Kosovë, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG