Ndërlidhjet

Dy Koretë informojnë OKB-në për fundosjen e luftanijes


Delegacionet nga Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë informuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me fundosjen e luftanijes jugkoreane.

Delegacioni i Koresë së Jugut pritej të paraqiste prova, përfshirë dhe një video-incizim që tregonte se si pjesë të torpedos verikoreane ngriheshin nga deti, përderisa delegacioni i Koresë së Veriut paraqiti versionin e tij të ngjarjeve.

Takimet në OKB janë mbajtur veçmas, me dyer të mbyllura.
XS
SM
MD
LG