Ndërlidhjet

Turqi: Erdogan kritikoi SHBA-të


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, kritikoi Shtetet e Bashkuara për zbatimin e standardeve të dyfishta në Lindjen e Mesme, por, megjithatë, theksoi se Uashingtoni mbetet një “mik i besueshëm”.

Këto vërejtje, ai i bëri gjatë një fjalimi mbi lidhjet e ngushta të qeverisë së tij islamike me Iranin, si dhe mbi tensionet me Izraelin, gjë që ka rritur shqetësimin e Uashingtonit se vendi me shumicë myslimane, anëtar i NATO-s, po rrëshqet nga Perëndimi.

“Largimi nga Perëndimi ose Lindja nuk është as i mundur, as i drejtë për Turqinë. Ky është nja fakt i pamohueshëm, të cilin e ka treguar historia”, ka thënë Erdogan para deputetëve në Parlament.

Erdogan pranoi se ka disa dallime “të rastit” me Uashingtonin, që rrjedhin nga “përdorimi i metodave të ndryshme dhe nga një listë e ndryshme e prioriteteve” në çështjet rajonale.

Duke kritikuar politikat e Shteteve të Bashuara në Lindjen e Mesme, ai tha:

“Ju flisni për demokracinë, por pastaj të gjitha gjërat i bëni në kundërshtim me demokracinë… Kur ju përshtatet, ju jeni në krahë me regjimet totalitare dhe autoritare, kur nuk ju përshtatet, ju flisni për demokracinë”.

Megjithatë, Erdogan u zotua për bashkëpunim me Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG