Ndërlidhjet

BE-ja dhe Moldavia fillojnë bisedimet për liberalizimin e vizave


Bashkimi Evropian ka nisur bisedimet për heqjen e regjimit të vizave për Moldavinë. Bisedimet kanë të bëjnë me problemet teknike, të cilat Moldavia do të duhej t’i zgjidhte për t’u kualifikuar në liberalizimin e vizave.

Moldavia është anëtare e Partneritetit Lindor të BE-së, së bashku me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Liberalizimin e vizave, BE-ja e sheh si një nga nxitjet kryesore që shtetet fqinje t'i përmirësojnë të arriturat e tyre në fushën e të drejtave të njeriut dhe atë të sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG