Ndërlidhjet

Maqedoni: Situata e popullsisë rome - shqetësuese


Popullsia rome e Maqedonisë vuan nga diskriminimi dhe kushtet e tyre të jetesës janë “shqetësuese”, thotë Agjencia Evropiane kundër Racizmit.

“Romët përballen me vështirësi në arsimim, në punësim dhe në kujdesin shëndetësor”, thuhet në një raport të Komisionit Evropian kundër Racizmit.

“Gratë rome janë subjekt i diskriminimeve të shumta dhe ka një numër të madh të fëmijëve romë nëpër rrugë, që nuk marrin kujdesin e duhur”, thotë raporti.

Komisioni, i cili është pjesë e Këshillit të Evropës, kërkon nga Maqedonia që t’i japë fund praktikës së dërgimit të fëmijëve romë në shkollat për problemet mendore, në vend se t’i integrojë ata në shkollat e rregullta, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG