Ndërlidhjet

logo-print

Afrika e Jugut: Në stadiume - policia në vend të rojeve të sigurisë


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Afro 2 mijë roje të sigurisë, nën mbikëqyrjen e policisë, i kanë dorëzuar uniformat e tyre dhe i morën pagesat, jashtë stadiumit në Durban, dy ditë pas skenave të dhunshme në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Të dielën, pas fitores së Gjermanisë kundër Australisë në stadiumin Moses Mabhida, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë qindra roje të sigurisë, që protestonin për shkak të pakënaqësisë me pagesa.

Sot, policia njoftoi se po e merr përgjegjësinë për siguri në stadiumet në Durban, Kejp Taun, Port Elizabet dhe Johanesburg, për shkak të mospajtimeve të rojeve të sigurisë dhe punëdhënësve të tyre.

Policia e ka marrë sigurinë edhe në kapacitetet për gazetarë në Johanesburg, ku gjenden mijëra reporterë nga mbarë bota.
XS
SM
MD
LG