Ndërlidhjet

Estoni, SHBA: Stërvitje të përbashkëta ushtarake


Marinarët e Shteteve të Bashkuara po kryejnë stërvitjen e parë të përbashkët në një territor që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Në stërvitjen e sotme ushtarake, rreth 130 marinarë, së bashku me trupat estoneze, zbarkuan në një plazh pranë qytetit Loksa, në bregdetin lindor të Estonisë.

Kreu i njësitit të marinës amerikane në Evropë tha se ishte hera e parë që marinarët kishin kryer një ulje të tillë në Detin Baltik. Ajo u zhvillua vetëm 140 kilometra nga kufiri rus.
XS
SM
MD
LG