Ndërlidhjet

Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij


Aktori Bekim Fehmiu është gjetur i vdekur sot në banesën e tij, në lagjen Zvezdara, në Beograd, i është thënë agjencisë beogradase Beta në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në polici, tash për tash, nuk kanë dashur të japin më tepër detaje.

Bekim Fehmiu ishte i lindur më 1 qershor, 1936.

Aktori kosovar u bë i njohur me filmin “Mbledhësit e Puplave”. Ai ka xhiruar edhe shumë filma të tjerë të njohur.

Pos kësaj, ai kishte pasur sukses edhe me filmin e prodhimit amerikan “Aventuristët”, në vitin 1971.

Pos në ish Jugosllavi, i ndjeri Bekim Fehmiu, ka aktruar edhe në shtetet e tjera evropiane, e veçanërisht në Itali.

Ka pasur kontratë shumëvjeçare me regjisorin e njohur italian, Dino De Laurentis, dhe ka bashkëpunuar me aktorët e njohur botëror, siç janë Xhon Hjuston, Ava Gardner, Dirk Bogart, Sharl Aznavur e të tjerë.
XS
SM
MD
LG