Ndërlidhjet

Jeremiq: Nuk ka kufi në mes të Malit të Zi dhe Kosovës


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi në Budvë se nuk ka kufi në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, por vetëm ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë.

Ai i bëri këto deklarata duke komentuar çështjen e demarkacionit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, të cilën gjë e kërkojnë autoritetet kosovare.

Jeremiq tha se Beogradi është në dispozicion të Podgoricës “për çdo shqyrtim teknik të kufirit, që tashmë është i shënjuar qartë” dhe se bisedimet me cilëndo palë të tretë, Serbia i përjeton si rrezikim të integritetit territorial, gjë që, sipas tij, nuk do të lejohet.

Ministri i Jashtëm malazez, Millan Roqen, vlerësoi se çështja e demarkacionit të kufirit të Malit të Zi dhe Kosovës është një çështje teknike dhe se ekziston vullnet i mirë për zgjidhjen e saj.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka akuzuar autoritetet malazeze se “po i mbyllin sytë qëllimisht” ndaj çështjes së kufirit.
XS
SM
MD
LG