Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Të ndalen vrasjet në Kirgizi


Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kirgizisë që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për t’u dhënë fund vrasjeve etnike në jug të këtij vendi.

Komisionarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navy Pillay, kërkoi nga autoritetet kirgizie “që të ndërmarrin një aksion të shpejtë dhe të vendosur” për mbrojtjen e njerëzve.

Ajo tha se vrasjet, madje edhe të fëmijëve, si dhe dhuna po zhvillohen “në baza të përkatësisë etnike”.

Autoritetet kirgize thanë se së paku 176 veta kanë humbur jetën në qytetet Osh dhe Jalal Abad, në përleshjet në mes të kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke.

Por, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se “disa qindra njerëz” janë vrarë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara tha se dhuna nuk ishte spontane, por duket se ka filluar me sulmet e koordinuara nga njerëz të armatosur.
XS
SM
MD
LG