Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një guvernator i provincës Kandahar


Guvernatori i qarkut Arghandab, në provincën afgane Kandahar, është qëlluar për vdekje bashkë me djalin dhe truprojën e tij. Hajij Abdul Jabar ishte rrugës për në shtëpi, kur një eksploziv u aktivizua me telekomandë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e dënoi sulmin përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

Shumica e 30,000 trupave shtesë, të urdhëruara nga presidenti Barak Obama, do të vendosen në Kandahar – bastion ky i talibanëve.
XS
SM
MD
LG