Ndërlidhjet

Irlanda dëbon diplomatin izraelit


Irlanda do të dëbojë një diplomat izraelit për shfrytëzimin e pasaportave të falsifikuara në operacionin për vrasjen e zyrtarit të Hamasit në Dubai.

Zyrtari i Hamasit, Mahmud al-Mabhuh, ishte gjetur i vdekur në një hotel të Dubait në muajin janar.

Policia e Dubait ka kumtuar atëbotë se është 99 për qind e sigurt që në aksion ishin të përzier agjentët izraelitë, edhe pse Izraeli pohon se nuk ka kurrfarë provash për diçka të tillë.

Ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Majkëll Martin, përmes një deklarate, tha se është kërkuar nga Izraeli “që të tërheqë zyrtarin e caktuar të ambasadës” dhe se pritet “miratim i shpejtë i kërkesës”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Xhigal Palmor, tha se Qeveria izraelite shpreh keqardhje për vendimin e Irlandës, i cili, siç tha ai, “nuk është në përputhje me rëndësinë e marrëdhënieve tona me Qeverinë irlandeze”.
XS
SM
MD
LG