Ndërlidhjet

Britania kërkon falje për vrasjet e së Dielës së Përgjakshme


Kryeministri britanik, David Cameron, kërkoi falje për vrasjet e së Dielës së Përgjakshme - një nga ditët më të errëta në historinë e Irlandës Veriore - duke i quajtur ato “të padrejta dhe të paarsyeshme”.

Cameron i bëri këto deklarata, përderisa u publikua raporti i shumëpritur mbi vrasjen e 13 civilëve nga trupat britanike në Londonderry, më 30 janar të vitit 1972.

Cameron tha se asnjëra nga viktimat nuk ishte e armatosur dhe se ushtarët kishin hapur zjarr pa paralajmërim.

Raporti 5,000-faqesh është rezultat i një hetimi 12-vjeçar, që kushtoi mbi 190 milionë paunds. Ai është hetimi më i gjatë dhe më i shtrenjtë publik në historinë e Britanisë.
XS
SM
MD
LG