Ndërlidhjet

SHBA: Obama fton për energji të pastër


Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, është një përkujtim se ditët e naftës së lirë janë të numëruara.

Mbrëmë vonë në fjalimin e tij televiziv, zoti Obama tha se tragjedia që po ndodhë në Gjirin e Meksikës, mund të ndikoj që Kongresi ta mbështesë të ardhmen e “energjisë së pastër”, që e lehtëson varësinë nga nafta dhe karburantet e tjera nga fosilet.

Obama premtoi luftimin e vazhdueshëm të rrjedhjes “me çdo gjë të nevojshme”.

Ai theksoi se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e lartë të kompanisë BP, do të kërkoj që ata ta krijojnë një fond për kompensimin e punëtorëve dhe të pronarëve të bizneseve të prekur nga rrjedhja e naftës.
XS
SM
MD
LG