Ndërlidhjet

Kabul: U vranë 5 ushtarë të NATO-s dhe 5 policë afganë


Muaji qershor po bëhet periudha më vdekjeprurëse për trupat e NATO-s në Afganistan.

Viktimat e fundit janë pesë ushtarë të aleancës.

Kështu, numri i pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare të vrarë në Afganistan, gjatë këtij muaji, arriti në më se 40.

Dje, poashtu, në luftime në pjesë të ndryshme të këtij vendi, u vranë pesë policë afganë dhe një guvernator lokal.

Kjo periudhë karakterizohet me një rritje të sulmeve nga kryengritësit në përgjigjje të ofensivës së shtuar të forcave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG