Ndërlidhjet

Uzbekistan: Arrinë zyrtari i lartë amerikan


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Blake, arrinë sot në Uzbekistan, ku janë strehuar dhjetëra mijëra persona, që kanë ikur nga dhuna në Kirgizi.

Zoti Blake arrinjë në Azinë Qendrore për të vlerësuar situatën dhe për të zhvilluar konsultime me zyrtarët lokalë.

Së paku 176 vetë janë vrarë dhe afro 2 mijë të tjerë janë plagosur nga dhuna ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Dhjetëra mijëra vetë janë larguar në Uzbekistan, vend ky që po zhvillon përpjekje për ta menaxhuar fluksin e refugjatëve.

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Xhon Holms, tha se është “vitale që kufiri me Uzbekistanin të mbetet i hapur”.
XS
SM
MD
LG