Ndërlidhjet

Iran: Përgatitet ndërtimi i reaktorit të fuqishëm atomik


Shefi për energji atomike i Iranit, Ali Akbar Salehi, thotë se Teherani po e projekton një reaktor të ri për prodhimin e radio izotopeve, që do të jenë “më të forta” se ato nga kapaciteti ekzistues kërkimor.

Zoti Salehi tha se radio izotopet e prodhuara do të shiteshin dhe eksportoheshin në vendet e rajonit dhe tek ato myslimane.

Vendet perëndimore kanë dyshime se programi atomik iranian paraqet mbulesë për përpjekjet e këtij vendi për të prodhuar armatim bërthamor.

Irani i refuzon këto akuza.
XS
SM
MD
LG