Ndërlidhjet

logo-print

Dagestan: Vriten 4 policë dhe 7 militantë



Shtatë militantë të dyshuar islamistë dhe katër pjesëtarë të ministrisë së brendshme janë vrarë në dy përleshje të armatosura në republikën e trazuar të Dagestanit në Kaukazin verior.

Tre militantë dhe katër ushtarë u vranë kur forcat e sigurisë u vërsulën në një shtëpi ku fsheheshin militantët në perëndim të vendit.

Policia gjithashtu vrau katër militantë të dyshuar afër qytetit Derbent në Detin Kaspik, pasi automjeti i tyre u ndalua në një postbllok.
XS
SM
MD
LG