Ndërlidhjet

UNHCR paralajmëron për katastrofë në Kirgizi



Komisioneri i Lartë për Refugjatë tha se kriza në Kirgizi mund të shndërrohet në “katastrofë” nëse bashkësia ndërkombëtare nuk reagon shpejt.

Antonio Guterres i bëri këto komente gjatë një vizite në Berlin.

Ai tha se “fqinjët dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjnë çmos të ndihmojnë qeverinë e përkohshme kirgize që të rivendosë paqen dhe stabilitetin”.

Autoritetet e përkohshme thonë se rreth 180 njerëz janë vrarë dhe 2.000 janë plagosur prej 10 qershorit kur shpërthyen përleshjet ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë.
XS
SM
MD
LG