Ndërlidhjet

Jugafrikanët protestojnë për shpenzimet e Botërorit


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Mijëra jugafrikanë kanë marshuar sot duke protestuar kundër shpenzimeve të qeverisë për Kampionatin Botëror të futbollit.

Rreth 3 mijë njerëz marshuan në qytetin Durban kundër Federatës Botërore të Futbolit, FIFA, si dhe kundër qeverisë së Afrikës së Jugut për shpenzimet e tyre, në kohën kur miliona njerëz në vend jetojnë në varfëri.

Qeveria e Afrikës së Jugut ka shpenzuar rreth 4.3 miliarda dollarë në përgatitjet për Botërorin duke u nisur nga kërkesat e FIFA-s.

Demonstratat e sotme u mbajtën në kohën kur vendi e shënon 34 vjetorin e kryengritjes në Soveto kundër regjimit të aparthejdit.
XS
SM
MD
LG