Ndërlidhjet

Maradona kritikon Pelen, Platinin dhe topin


Diego Maradona

Diego Maradona

Traineri i Argjentinës Diego Maradona edhe një herë ka lëshuar kritika, nga të cilat nuk kanë shpëtuar as Pele, Mishel Platini apo topi i Botërorit.

"Pele duhet të kthehet prapë në muze", tha Maradona në përgjigje ndaj komenteve të brazilianit legjendar.

Pele pat thënë se Maradona e ka pranuar punën e trainerit të kombëtare sepse i duheshin para. "I pashë vështirësitë që ata kaluan në kualifikimet, por nuk është faji i tij. Është faji i atij që i ka dhënë punën", tha Pele.

"Problem tjetër është topi", ka vazhduar Maradona. "Nuk dua të flas shumë sepse lojtarët tashmë kanë ngritur zërin. Do të kërkoja nga Pele dhe Platini që ta shohin topin, dhe të pyesin veten a është si ai top me të cilin kanë luajtur", tha argjentinasi.

"Ata duhet të vendosin nëse topi është i mirë apo i keq, dhe të pushojnë së foluri marrëzira për mua", ka shtuar Maradona.
XS
SM
MD
LG