Ndërlidhjet

Portieri suedez ngushëllon anglezin Grin


Robert Grin
Robert Grin
Portieri i Anglisë Robert Grin ka marrë një mesazh ngushëllues nga ish portieri i njohur suedez Tomas Raveli, i cili u shpall i treti në Botërorin 1994.

Raveli thotë se i erdhi keq për kolegun Grin kur e pa se si e pësoi golin me ekipin e Shteteve të Bashkuara.

"U preka shumë", ka thënë Raveli. "Më erdhi keq, kështu që i dërgova një mesazh me shkrim mjekut anglez Leif Suard, të cilin e njoh tashmë 20 vjet, dhe i kërkova që t'ia përcjellë keqardhjen time", tha Raveli.

Raveli gjithashtu ka thënë se ka qenë "me fat" që nuk ka bërë ndonjë gaf të ngjashëm gjatë karierrës së tij.

Raveli 143 herë është paraqitur në portën e kombëtares së Suedisë.
XS
SM
MD
LG