Ndërlidhjet

Maradona kursen Veronin


Huan Sebastian Veron

Huan Sebastian Veron

Mesfushori i Argjentinës, Huan Sebastian Veron, për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës, do të mungojë në takimin e Grupit B të Botërorit 2010, që zhvillohet të enjten ndërmjet Argjentinës dhe Koresë Jugore.

Trajneri Diego Maradona ka deklaruar se nuk dëshiron të rrezikojë keqësimin e lëndimit të Veronit.

“Është vështirë të lësh Veronin jashtë lojës, por është edhe më rrezik ta kyçësh në lojë me këtë lëndim”, ka thënë Mardona.

“Veroni do të pushojë të enjten, që të aftësohet për takimin me Greqinë”, ka thënë Diego Maradona dhe ka shtuar se “Veron është personalitet dhe lider i kombëtares së Argjentinës”.
XS
SM
MD
LG