Ndërlidhjet

Thaçi pret njohje të reja pas GJND-së



Në prag të vendimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova ka intensifikuar aktivitetet dhe konsultimet me vendet mike, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Pas mendimit të gjykatës do të rritet numri i njohjeve, tha Thaçi në mbledhjen e kabinetit, të cilin e informoi edhe për vizitën që do t’i bëjë sot Brukselit.

Ai tha se do të kërkoj nga BE-ja t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat dhe paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti ndërmjet Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Thaçi tha se do të takohet me zyrtarët e lartë të BE-së, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.
XS
SM
MD
LG