Ndërlidhjet

logo-print

Korea Veriore përgëzon kombëtaren e saj


Traineri i Koresë Veriore e ka përgëzuar ekipin e tij për "trimëri" në ndeshjen me Brazilin, që e humbën 2:1.

"Ne ndoshta mund të mos e kemi fituar ndeshjen, por lojtarët tanë treguan formë të fortë, dhe luftuan me trimëri", tha Kim Jong Hun pas ndeshjes.

"Jam i lumtur që shënuam një gol kundër Brazil,it, dhe jam krenar për lojtarët e mi", tha Hun.

Agjencia zyrtare verikoreane raportoi për "betejë të madhe" në fushë ndërmjet Brazilit dhe Koresë Veriore, ndërsa televizioni shtetëror, i cili është i vetmi në vend, e transmetoi ndeshjen drejtpërdrejt.

Mediat shtetërore kanë mbuluar në mënyrë të paparë plasmanin e kombëtares në Kupën e Botës, për të parën herë në 44 vjet.
XS
SM
MD
LG