Ndërlidhjet

Meta: Nuk ka krizë politike



Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka mohuar se në Shqipëri ka krizë politike, dhe se për këtë term flitet vetëm nga opozita.

Meta deklaroi sot se " përpjekjet e kryetarit të PS-së, Edi Rama për të penguar integrimin e vendit janë shumë të gabuara, sepse është i vetmi rast në botë, ku opozita për gati një vit nuk ka dhënë asnjë kontribut pozitiv në drejtim të proceseve integruese”.

Meta shtoi se “opozita ka gati një vit që nuk ka votuar për asnjë ligj apo nuk ka dhënë asnjë kotribut për kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”.
XS
SM
MD
LG