Ndërlidhjet

Test mjekësor për amerikanin që 'ndiqte' Bin Ladenin



Shtetasi amerikan, i cili po mbahet në Pakistan nën dyshimin se e ka ndjekur që ta vrasë Osama Bin Ladenin, u është nënshtruar testeve mjekësore pas shqetësimeve për shëndetin e tij.

Geri Folkner, 52 vjeç nga Kalifornia, u ndalua të hënën në një pyll në rajonin Çitral në Pakistanin verior.

Ai kishte pistoletë, thikë, shpatë dhe pajisje për të parë në errësirë.

Thuhet se Folkner vuan nga probleme me veshkat dhe shtypjen e lartë të gjakut.

I vëllai i tij i tha rrjetit CNN se Geri nuk është i çmendur, por është motivuar nga patriotizmi dhe besimi në Zotin, e jo nga shpërblesa prej 25 milionë dollarëve për kokën e Bin Ladenit.


XS
SM
MD
LG