Ndërlidhjet

Strategjia e sigurisë, e (pa)konkretizuar


Ekspertë të çështjeve të sigurisë e shohin si jo komplete projekt-strategjinë e sigurisë së Republikës së Kosovës, të miratuar Qeveria. Ata thonë se strategjia nuk përmban gjërat konkrete që duhet t’i ketë strategjia e sigurisë së një shteti.


Projekt-strategjia e sigurisë së Republikës së Kosovës që është miratuar nga Qeveria dhe që pritet të kalojë për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, sipas ekspertëve për çështje të sigurisë, nuk është e kompletuar.

Eksperti Nuredin Ibishi, konsideron se strategjia nuk specifikon shumë gjëra dhe, sipas tij, ajo është e përgjithësuar.

“Pakënaqësia jonë është për arsye se është një strategji shumë e përgjithësuar, pa një konkretizim. Në disa aspekte duket shumë abstrakte”.

“Më tepër është e ndërtuar në disa parime, sesa që ka një konkretizim të caktuar. Ajo më ka shkaktuar mua dhe disa ekspertëve, një pakënaqësi”
, thotë Ibishi.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se pavarësisht pranisë civile dhe ushtarake ndërkombëtare, përgjegjësia kryesore për sigurinë bie mbi autoritetet e Kosovës.

Por, eksperti Ibishi, i cili ka qenë pjesë e ekipit për hartimin e kësaj strategjie, tregon se strategjia nuk saktëson atë se mbi kë bie përgjegjësia kryesore për sigurinë e vendit.
...kjo më tepër nënkupton se sektori vendor i sigurisë duhet të jetë në një partneritet të gjithëmbarshëm në kryerjen e detyrave me sektorët e tjerë, siç është EULEX-i, KFOR-i...

Unë mendoj se çështja këtu është më komplekse, sa i takon prezencës ndërkombëtare për sektorin e sigurisë dhe kjo nuk përfshihet në mënyrë të gjithëmbarshme në strategji”.

“Por, kjo më tepër nënkupton se sektori vendor i sigurisë duhet të jetë në një partneritet të gjithëmbarshëm në kryerjen e detyrave me sektorët e tjerë, siç është EULEX-i, KFOR-i dhe prania tjetër ndërkombëtare në Kosovë”
, deklaron Ibishi.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Qehaja, thotë se me miratimin e strategjisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, organet e rendit duhet t’i marrin edhe disa kompetenca, që aktualisht i kanë forcat e KFOR-it.

Ramadan Qehaja
Pas aprovimit të kësaj strategjie, ne, vendorët, pra institucionet e sigurisë duhet të fillojnë të mendojnë më tepër për marrjen e kompetencave të tërësishme në sferën e sigurisë”.

“Pra, marrjen edhe të një pjese të kompetencave nga KFOR-i, i cili në vazhdimësi është duke u zvogëluar. Mendoj se tani patjetër që ne, me forcat tona, kuptohet edhe me ndihmën e EULEX-it, duhet t’i luftojmë dukuritë negative”,
shprehet Qehaja.

Megjithatë, Ibishi shpreh shpresën se pas shqyrtimit të strategjisë, nga ana e ligjvënësve, ajo do të duhej të pësonte disa ndryshime, që, sipas tij, janë të rëndësishme.

“Pas miratimit nga Qeveria, pritet të vijë në Kuvend dhe të debatohet, dhe me siguri që strategjia do të ketë imputo (ndryshime)”
, thekson Ibishi.

Më shumë se dy vjet që nga shpallja e pavarësisë, thotë eksperti Ramadan Qehaja, Kosova nuk e kishte strategjinë e sigurisë, pavarësisht faktit se për hartimin e saj janë angazhuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Është e qartë se në këtë drejtim kemi pasur një vonesë shumë të madhe. Nuk ka mundur të përpilohet asnjë strategji tjetër nga ndonjë ministri apo strategji për veriun e Kosovës, pa një strategji të sigurisë së Republikës së Kosovës. Vonesat kanë qenë shumë të mëdha”
, vlerëson Qehaja.

Ndryshe, secili shtet ka strategji të sigurisë kombëtare, e cila shërben si bazë për strategjitë e fushave të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë.

Lexoni edhe këtë: Mëdyshje për shkurtim të trupave
XS
SM
MD
LG