Ndërlidhjet

logo-print

Turqia do të dërgojë flotilje tjetër humanitare në Gaza



Një grup turk propalestinez tha sot se do të dërgojë një flotilje tjetër në Gaza muajin e ardhshëm.

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Ndihmë Humanitare (IHH) u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se ka mbledhur gjashtë anije për flotiljen e re, dhe u bëri thirrje të tjerëve që t’i bashkangjiten.

Flotilja e fundit e grupit u ndalua nga Izraeli jashtë brigjeve të Gazës në 31 maj.

Flotilja e radhës pritet të lundrojë nga mesi i korrikut.

Izraeli thotë se IHH ka lidhje me militantët myslimanë, gjë të cilën grupi e mohon.
XS
SM
MD
LG