Ndërlidhjet

Hungaria dhe Italia diskutojnë integrimin e Ballkanit në BE



Integrimi i shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian ka qenë në krye të agjendës së takimit të ministrit të Jashtëm të Hungarisë Janosh Martonji dhe homologut të tij italian, Franko Fratini.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Fratini tha se “shpresat janë të mëdha që Kroacia së shpejti të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”.

Martonji tha se mesazhi i BE-së duhet të jetë se “dyert janë të hapura” për të gjitha vendet e rajonit.

Hungaria do ta marrë kryesimin e radhës me Bashkimin Evropian në janar, dhe një nga prioritetet kryesore të Budapestit është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kroacia shpreson t’i bashkangjitet BE-së në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG