Ndërlidhjet

Francezët porositin vuvuzela, Londra i refuzon



Trumpetat e zhurmshme që u bien tifozët në Kampionatin Botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, së shpejti mund të bëhen instrument i protestës për sindikalistët francezë.

Zhoze Peçi, drejtor ekzekutiv i importuesit ekskluziv të vuvuzelave në Francë, tha se ai është vërshuar nga mijëra porositë ditëve të fundit, kryesisht nga sindikalistët, të cilët kërkojnë që dërgesa të jetë e menjëhershme.

Sindikatat franceze e kanë caktuar 24 qershorin për të protestuar kundër masave të qeverisë.

Ndërkohë në Britani, kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson tha se vuvuzelat me siguri nuk do të jenë të pranishme në Botërorin 2018 nëse Anglia do të fitojë organizimin e turneut, duke e krahasuar zhurmën e trumpetave me atë të “mushkonjave në vesh”.
XS
SM
MD
LG