Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Policia ndalon broshurën kundër Putinit



Policia në qytetin rus Shën Peterburg sot ka konfiskuar 100 mijë kopje të një broshure kritike ndaj kryeministrit Vladimir Putin.

Autorë të broshurës së titulluar "Putin, rezultatet 10 vjet pas", janë Boris Nemcov, një nga drejtuesit e koalicionit opozitar "Solidariteti", dhe ekonomisti Vladimir Milov.

Broshura duhej të shpërndahet në Shën Peterburg gjatë mbajtjes së një forumi ekonomik ndërkombëtar

Teksti i përmbledh aktivitetet e Putinit gjatë 10 viteve të fundit, i cili gjithashtu ishte president në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG